LDK alarmon për sulme kibernetike dhe propagandë online në prag të fushatës: Kjo nuk është më një garë normale politike – përpjekje për ta zëvendësuar debatin demokratik me operacione propagandistike
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj asaj që e ka quajtur sulm të organizuar kibernetik dhe fushatë të koordinuar të manipulimit digjital kundër komunikimit publik të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, lidhur me thirrjen për “Tubimin e Bashkimit”. Në reagimin për media, LDK-ja ka thënë se brenda pak minutash mijëra profile të dyshimta dhe…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj asaj që e ka quajtur sulm të organizuar kibernetik dhe fushatë të koordinuar të manipulimit digjital kundër komunikimit publik të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, lidhur me thirrjen për “Tubimin e Bashkimit”.
Në reagimin për media, LDK-ja ka thënë se brenda pak minutash mijëra profile të dyshimta dhe llogari të automatizuara kanë ndërhyrë në mënyrë të sinkronizuar në rrjetet sociale, me qëllim deformimin e perceptimit publik dhe uljen artificiale të besueshmërisë së komunikimit politik, transmeton lajmi.net.
Sipas LDK-së, kjo ndërhyrje synon krijimin e një atmosfere të rreme refuzimi dhe polarizimi në opinionin publik.
Partia opozitare u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë të vetëdijshëm për, siç thuhet, strategjitë e manipulimit digjital dhe propagandës së organizuar, të cilat sipas saj pritet të përdoren gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore.
“Ky nuk është më një debat normal politik, por përpjekje për ta zëvendësuar debatin demokratik me operacione psikologjike dhe propagandistike në hapësirën digjitale”, thuhet në reagim.
LDK-ja ka dënuar çdo formë të ndërhyrjes hibride në opinionin publik, duke theksuar se vullneti qytetar nuk mund të manipulohet nga profile false, rrjete anonime apo mekanizma propagandistikë.
Në fund, LDK ka kërkuar zgjedhje të lira, debat të ndershëm dhe respektim të standardeve demokratike në Kosovë.
Komunikata e plotë: