Moti për 5 ditët e ardhshme: Java fillon me diell, mesi i javës sjell reshje shiu dhe rënie të temperaturave

Java e ardhshme në Kosovë pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm, me alternim të periudhave me diell dhe vranësira, ndërsa në disa ditë parashihen edhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike. Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet do të jenë më të theksuara të martën dhe të mërkurën, ndërsa riga lokale shiu mund…

Lajme

10/05/2026 16:55

Java e ardhshme në Kosovë pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm, me alternim të periudhave me diell dhe vranësira, ndërsa në disa ditë parashihen edhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet do të jenë më të theksuara të martën dhe të mërkurën, ndërsa riga lokale shiu mund të ketë edhe të premten në disa zona të vendit, transmeton lajmi.net.

Temperaturat do të pësojnë ulje graduale gjatë mesjavës, veçanërisht ato minimale, të cilat në disa rajone mund të zbresin deri në 3 gradë Celsius. Maksimalet gjatë javës do të lëvizin nga 15 deri në 23 gradë Celsius.

Në fillim të javës do të fryjnë erëra nga jugperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa nga mesi i javës drejtimi i erës do të ndryshojë në verilindje dhe veriperëndim.

IHMK-ja vlerëson se kushtet agrometeorologjike mbeten përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore, sidomos për drithërat, pemëtarinë dhe perimet pranverore. Reshjet e herëpashershme do të ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në tokë, megjithatë temperaturat e ulëta të mëngjesit mund të ndikojnë te kulturat më të ndjeshme në viset e ulëta dhe lugina.

Fermerëve u është rekomanduar që trajtimet me preparate mbrojtëse t’i kryejnë gjatë intervaleve pa reshje dhe me erëra të dobëta.

Sa i përket cilësisë së ajrit, ajo pritet të jetë kryesisht e mirë deri mesatare në shumicën e territorit, falë qarkullimit të masave ajrore dhe erërave të lehta. Rritje të lehtë të ndotjes mund të ketë në zonat urbane gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, por pa pasoja të theksuara për shëndetin e qytetarëve.

E hënë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 7-11°C Temperaturat maksimale: 19-23°C. Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

E martë

Mot i ndryshueshëm, intervale me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale: 6-9°C. Temperaturat maksimale: 17-20°C. Era: nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale: 4-6°C. Temperaturat maksimale: 15-18°C. Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

E enjte

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale: 3-5°C. Temperaturat maksimale: 15-18°C. Era: nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E premte

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale: 5-7 °C. Temperaturat maksimale: 17-20°C. Era: nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s./lajmi.net/