Kurti bën homazhe tek varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës: Janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
Albin Kurti ka bërë homazhe këtë të diel te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sipas njoftimit, Kurti ishte i shoqëruar nga kolegë dhe bashkëpunëtorë, ndërsa gjatë vizitës u takua edhe me familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakovë, transmeton…
Lajme
Albin Kurti ka bërë homazhe këtë të diel te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sipas njoftimit, Kurti ishte i shoqëruar nga kolegë dhe bashkëpunëtorë, ndërsa gjatë vizitës u takua edhe me familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Gjakovë, transmeton lajmi.net.
Në komunikatë thuhet se Gjakova, gjatë luftës çlirimtare, dha 361 dëshmorë dhe 1022 martirë, duke u renditur ndër komunat që pësuan më së shumti nga lufta në Kosovë.
Po ashtu u rikujtua se vetëm në periudhën 7–11 maj 1999, në këtë komunë ranë 26 dëshmorë dhe mbi 100 martirë, përfshirë fëmijë, gra, burra dhe të moshuar.
Komunikata e plotë:
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës
Çabrat, Gjakovë, 10 maj 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me kolegë dhe bashkëpunëtorë, bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e shtetit.
Krahas homazheve, kryeministri në detyrë Kurti u takua me familjarë të dëshmorëve dhe të martirëve të komunës së Gjakovës, e cila në luftën e drejtë dhe çlirimtare i dha vendit 361 dëshmorë dhe 1022 martirë.
Vetëm ndërmjet 7 dhe 11 majit të vitit 1999 në këtë komunë ranë 26 dëshmorë dhe më shumë se 100 martirë, përfshirë fëmijë, të rinj, pleq, gra dhe burra, vrasjet e të cilëve janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, me qëllim shfarosjen e shqiptarëve./lajmi.net/