Do të ketë një eklips diellor sot, kjo është ora kur mund ta shihni dhe në cilat vende të botës është i dukshëm

Eklipsi diellor Surya Grahan ndodhë sot, mos e humbisni!

Fun

10/06/2021 09:57

Eklipsi i parë diellor për vitin 2021 do të ndodhi sot, dhe do të bëhet i dukshëm rreth orës 10:50, shkruan lajmi.net.

Ky eklips do të jetë eklips i plotë dhe nuk do të jetë i dukshëm në të gjitha vendet e botës.

Regjionet që do të mund ta shohin eklipsin janë Alaska veriore, Kanadaja dhe pjesë të Karaibeve, Evropës, Azisë dhe Afrikës veriore.

Në shumicën e zonave eklipsi do të filloj rreth orës 10:52 (me zonën kohore të Kosovës) dhe do të arrij kulmin rreth orës 15:11.

Ky eklips do të zgjas për rreth 3 minuta e 51 sekonda sipas parashikimeve.

Nëse jeni të interesuar për të parë eklipsi, më poshtë keni lidhjen Live që do të transmetohet nga një kanal në YouTube, ku mund ta shihni eklipsin qartë nëse nuk është i dukshëm në zonën ku jetoni. /Lajmi.net/