Do më shumë Ajolën apo Tiranën? Kështu u përgjigj Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë mysafir në “Xing me Ermalin”.

ShowBiz

24/12/2017 11:10

Veliaj është përgjigjur pyetjeve të Ermalit, por edhe atyre të publikut, shkruan lajmi.net.

E në njërën prej rubrikave që është “Pyetje nga Facebook-u”, Erioni u zu në siklet nga pyetja që i kishte bërë një qytetar.

“Kë do më shumë gruan tënde Ajolën apo Tiranën se sa herë flet për Tiranën thua që e do shumë”, shkruan qytetari.

Megjithatë, kryetari u përgjigj në atë mënyrë që nuk e lë pas as njërën as tjetrën “Janë dy dashuri të ndryshme. Ajola është dashuria ime personale  ndërsa Tirana dashuria ime profesionale. Unë dua edhe punën që bëj, edhe njeriun që e kam për të gjithë jetën”, tha Veliaj. /Lajmi.net/