Zgjedhjet në Serbi, qytetarët nga Kosova mbushin vendvotimet në Rashkë, krijohen radhë të gjata

Prania e votuesve nga Kosova në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka shkaktuar “bllokadë” në njē qendër votimi në Rashkë. Sipas mediumit KoSSev, vëzhguesit kanë konfirmuar se aty  janë krijuar radhë të gjata. Po ashtu, raportohet se dy gra kanë humbur ndjenjat derisa kanë hyrë për të votuar. Sipas informacioneve jozyrtare të KoSSev, fluksi i madh i votuesve…

Lajme

25/10/2026 09:09

Prania e votuesve nga Kosova në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka shkaktuar “bllokadë” në njē qendër votimi në Rashkë.

Sipas mediumit KoSSev, vëzhguesit kanë konfirmuar se aty  janë krijuar radhë të gjata. Po ashtu, raportohet se dy gra kanë humbur ndjenjat derisa kanë hyrë për të votuar.

Sipas informacioneve jozyrtare të KoSSev, fluksi i madh i votuesve dhe kapacitetet e kufizuara të vendvotimeve për t’i pranuar të gjithë qytetarët kanë shkaktuar pritje të gjata, ndërsa ka pasur edhe shtyrje mes votuesve.