Djokovic triumfon në finalen maratonike të Wimbledon

Pas një finale të luftuar deri në pikën e fundit e që zgjati për gati pesë orë, Novak Djokovic ka triumfuar për herë të pestë në karrierë në grand-slamin më të rëndësishëm në tenis - Wimbledon.

Sport

14/07/2019 20:08

Numri një në botë e përballoi mjaft mirë elegancën dhe teknikën e tenistit më të mirë të të gjitha kohërave, Roger Federer, i cili lëshoi mundësi të artë për ta fituar ndeshjen në setin e fundit.

Tenisti serb fitoi pas pesë seteve të zhvilluara (7-6, 1-6, 7-6, 4-6, 13-12) dhe kësisoj arriti të siguronte titullin e pestë në karrierë të Wimbledon, raporton lajmi.net.

Njëherish ky ishte titulli i 16-të i tij, ndërsa ka pesë më pak se Federer, i cili tubon 21 sosh dhe mban rekordin me tetë Wimbledon të fituar.

Kjo finale mbetet si një nga më të bukurat në historinë e tenisit, teksa hyri në histori si finalja që zgjati më shumë orë në histori të Wimbledon duke e kaluar atë mes Federer dhe Nadal në vitin 2008. /Lajmi.net/