Djegia e autobusit dhe kamionit në Pejë, policia tregon dëmin

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Pejë, ku një autobus dhe një kamion u dogjën në parkingun e një servisi. Rasti ndodhi në fshatin Katundi i Ri, teksa policia intervenoi menjëherë, pasi ishte duke patrulluar në atë zonë. “Njësitet relevante, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë…

Lajme

09/05/2026 09:03

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Pejë, ku një autobus dhe një kamion u dogjën në parkingun e një servisi.

Rasti ndodhi në fshatin Katundi i Ri, teksa policia intervenoi menjëherë, pasi ishte duke patrulluar në atë zonë.

“Njësitet relevante, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar: një pjesë ballore e objektit, një autobus, një kamion, një pickup dhe dy vetura” bën të ditur policia.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky rast.

Hetuesit po merren me zbardhjen e rastit, sakaq shkaktari ende nuk dihet.