Djali që zotëron 2,371 telefona celularë

Jayesh Kale është një koleksionist në Indi i cili ka kaluar pesë vite duke mbledhur telefona celularë, duke i cilësuar pajisjet si “bebet” e tij.

Fun

14/06/2020 16:52

“Jam emocionuar tejmase, nuk mund ta shoh dikë duke i hedhur telefonat e mi, nuk mund ta shoh dikë duke i thyer ata. Ata janë fëmijët e mi”, tha Kale për CNN, transmeton lajmi.net.

Kale është një koleksionues nga Thane në Indi dhe deri më sot ai ka mbledhur gjithsej 2371 telefona celularë.

“Ka pothuajse 5 vite që kur kam filluar t’i mbledh këta telefona. Kam mbledhur telefona nga e gjithë bota, përfshirë këtu në Evropë, SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Zvicër, Dubai dhe shumë shtete të tjera”, u shpreh Kale.

Kale është shumë i apasionuar nga telefonat e sidomos ata të firmës Nokia. /Lajmi.net/

YouTube player