Djali më i rëndë në botë operon lëkurën e mbetur pas humbjes së peshës
Një 14-vjeçarë që ishte i njohur si fëmija më i rëndë në botë ka bërë një operim që të heqë lëkurën e tepërt që i kishte mbetur pasi humbi gjithë ato kilogramë.
Fun
Arya Perman, nga Karawang, Indonezi, më parë ka peshuar 192 kilogramë, transmeton lajmi.net.
Por, adoleshenti ka filluar që të shumë më aktiv dhe ka arritur rezultate të shkëlqyera, pesha filloi të bie. Arya ka peshuar 192 kilogramë dhe me të vërtetë është një peshë shumë e rëndë për një fëmijë 14-vjeçar.

Ai humbi 100 kilogramë dhe kështu edhe lëkura qe i mbulonte dhjamin e tepërt në trupin e tij, duhej hequr me anë të operimit që të ketë një jetë normale.
Lëkura kishte mbetur më shumë në pjesët e krahëve, barkut dhe këmbëve dhe kështu ai filloi të ndihej i turpëruar dhe mundohej që ta mbulonte duke veshur bluza të mëdha.

Gjithashtu, kur bënte ushtrime lëkura i irritohej. Operacioni ishte zgjidhja më e mirë për të. Edhe pse kanë mbetur shenjat nga operimi, Arya shporon që një ditë edhe ato shenja të largohen. /Lajmi.net/


