Djali e godet disa herë me thikë babanë e tij në Mitrovicë

Një person është therur me thikë nga djali i tij në Mitrovicë.

Lajme

07/03/2021 08:41

Siç ka njoftuar PK, në raportin 24 orësh, i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/