Disa mënyra si të forconi imunitetin e fëmijës suaj

Kurrë nuk mund të jeni mjaft të kujdesshëm kur është fjala për shëndetin e fëmijës.

Lifestyle

23/03/2020 19:17

Prandaj, po ju sjellim disa këshilla të dobishme se si do të duhej të vepronit me beben tuaj në mënyrë që imuniteti i saj të jetë sa më i fortë, transmeton Telegrafi.

Kujdesuni që bebja të pushojë mjaftueshëm – Imuniteti i lartë në masë të madhe varet nga ajo se a ka fjetur gjumë bebja mjaftueshëm.

Shtoni vitaminën C – Nëse nënat edhe vetë kanë mjaftueshëm vitaminë C, edhe bebet do të marrin mjaftueshëm nëpërmjet qumështit të nënës.

Pos vitaminës C, shtoni edhe zinkun – Fëmijët të cilët kanë midis shtatë muajsh dhe tre vjetësh, duhet të marrin deri në 3 miligramë zink në ditë.

Kujdesuni për hidratimin e bebes – Marrja e mjaftueshme e qumështit është ka rëndësi për imunitetin e lartë të fëmijës suaj. Kështu i merr të gjithë përbërësit e domosdoshëm për zhvillim të drejtë.

Ushqimi i shëndetshëm – Edhe neve prindërit vazhdimisht na kanë detyruar të hamë pemë dhe perime kur kemi qenë të vegjël. Nuk ekziston mënyrë më e mirë nga ajo natyrale që të mbrojmë organizmin.

Lani duart para kontaktit me beben – madje edhe bebes suaj mund t’ia lani duart me sapun dhe ujë, por butësisht. Shmangni kontaktet me njerëzit e sëmurë.