Digjet vetura private e një polici në Pejë, Policia jep detaje
Një veturë është djegur sot në rrugën “Papa Klementi” në Pejë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka thënë se nuk ka persona të lënduar “Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ një veturë ishte kapluar nga zjarri. Menjëherë në…
Lajme
Një veturë është djegur sot në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se nuk ka persona të lënduar
“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ një veturë ishte kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” tha Gashi.
Ai ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe eksperti i zjarrit për të hetuar shkaqet e incidentit.
Sipas tij, vetura ishte private dhe në pronësi të një pjesëtari të Policisë së Kosovës.
Hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit janë në vazhdim.