Dhëndrri i Kosovës lëndohet dhe i mungon Dortmundit në ndeshjen e parë të sezonit të ri

Skuadra gjermane, Borussia Dormtund gjatë këtij vikendi luan ndeshjen e parë të sezonit të ri. Dortmund në shtunën luan ndaj Schott Mainz, ndeshjen e parë të raundit të DFB Pokal, shkruan Lajmi.net Një lajm jo i mirë i është ardhur klubit, pasi Karim Adeyemi, sulmuesi i talentuar pritet të mungoj në këtë takim për shkak…

Sport

09/08/2023 12:16

Skuadra gjermane, Borussia Dormtund gjatë këtij vikendi luan ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Dortmund në shtunën luan ndaj Schott Mainz, ndeshjen e parë të raundit të DFB Pokal, shkruan Lajmi.net

Një lajm jo i mirë i është ardhur klubit, pasi Karim Adeyemi, sulmuesi i talentuar pritet të mungoj në këtë takim për shkak të një lëndimi.

Dhëndrri i Kosovës ka probleme me muskujt dhe do të mungoj në takimin e parë në sezonin e ri.

Por, Adeyemi pritet të rikthehet pas një jave në ndeshjen e parë në Bundesliga kundër FC Koln.

Kujtojmë që futbollisti gjerman është në lidhje dashurie me këngëtaren kosovare, Loredana Zefi./Lajmi.net/