A do të kandidojë për kryetar të PDK-së? Ja çfarë thotë Sami Lushtaku
Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në Debat Plus, Lushtaku tha se është i përqendruar në pozitën që mban si kryetar…
Lajme
Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në Debat Plus, Lushtaku tha se është i përqendruar në pozitën që mban si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe se nuk ka pretendime për të udhëhequr PDK-në.
Ai ka theksuar se një synim të tillë nuk e ka pasur as më parë dhe nuk e ka as tani.
“Jo. Asnjëherë as kam pasur dhe as nuk kam aspirata”, deklaroi Lushtaku.
Ai shtoi se ata që flasin në emrin e tij dhe e lidhin me pretendimet për kryetar të PDK-së e kanë gabim.