Detaje të reja për bashkëpunimin Ledri – Era

Tashmë është konfirmuar se do të ketë bashkëpunim mes reperit Ledri Vula e këngëtares Era Istrefi.

ShowBiz

02/07/2015 12:30

“AVD Digital”, kompania që është përgjegjëse për shpërndarjen e videove të dy këngëtarëve në YouTube, ka postuar një fotografi nga videoklipi, shkruan Lajmi.net.

Veç fotografisë, AVD Digital ka postuar dhe një mbishkrim, duke lënë të kuptohet se videoklipi  i “Shumë pis” do të publikohet pas dy ditësh, më 4 korrik.

Ndryshe, dje kishin “rrjedhur” disa fotografi nga ky bashkëpunim, ku Lajmi.net mëson se ishte përgatitur për t’u lansuar si suprizë, por që një gjë e tillë duket se nuk u arrit.