Dështon meçi Mayweather – Pacquiao?

Trajneri i Manny Pacquiao ka hedhur në dyshim ballafaqimin me Floyd Mayweather duke thënë se kundërshtari mund të mos paraqitet në ring.

Sport

30/04/2015 13:25

Trajneri i Manny Pacquiao thotë se Floyd Mayweather mund të mos paraqitet fare për ballafaqimin e tyre në Las Vegas të shtunën.

Pacquiao dhe Mayweather do të përfitojnë bashkërisht 300 milionë dollarë për duelin e tyre në MGM Grand.

Por, Freddie Roach tha për Mayweatherin: “Jam vërtetë në pritje nëse ai do të paraqitet për ballafaqim. Nuk mendoj se një boksier ka frikë, por mendoj se ai nuk e deshi këtë duel. Ai u detyrua të luftojë një luftë të cilën nuk e deshi”.

“Nuk e di pse Floyd ka qenë aq i heshtur për këtë takim. Fjalimi i tij ishte shumë i qetë”, u shpreh ai.