‘Dështon’ Guardiola, Sanchez në Real Madrid

Alexis Sanchez do të largohet nga klubi londinez pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në “Emirates Stadium”.

Merkato

25/11/2017 11:01

Alexis Sanchez nuk do të transferohet në Manchester City.

Sulmuesi i Arsenalit do të largohet nga klubi londinez pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në “Emirates Stadium”.

Por, e ardhmja e tij nuk do të jetë te rivali nga Premierliga.

“Don Balon” shkruan se Sanchez mund të transferohet në Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

“Los Blancos” kanë bërë gati ofertë me vlerë prej 30 milionë euro për transferimin e Sanchezit, gjatë afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/