Deschamps i mahnitur nga Mbappe: Ai është një lider

Kylian Mbappe luan futboll “si një tren me avull” dhe tregoi cilësitë e tij të qarta të liderit me dy golat e tij që e dërguan Francën në raundet eliminatore të Kupës së Botës, tha trajneri i Francës, Didier Deschamps. Franca siguroi një fitore 2:1 ndaj Danimarkës falë dy golave nga Mbappe, për të vulosur…

Sport

26/11/2022 22:51

Kylian Mbappe luan futboll “si një tren me avull” dhe tregoi cilësitë e tij të qarta të liderit me dy golat e tij që e dërguan Francën në raundet eliminatore të Kupës së Botës, tha trajneri i Francës, Didier Deschamps.

Franca siguroi një fitore 2:1 ndaj Danimarkës falë dy golave nga Mbappe, për të vulosur kualifikimin nga Grupi D pas një fitoreje hapëse kundër Australisë, përcjell lajmi.net.

“Ai është një lider. Unë nuk mendoj se lidershipi ka një fytyrë. Kylian nuk flet, ai nuk është shumë llafazan. Megjithatë, ai është si një tren me avull në fushë. Është ai që nxit turmën”, tha Deschamps.

“Kylian ka gjithmonë të njëjtën përgjegjësi. Ai e di që ekipi francez ka nevojë për të dhe ne kemi nevojë që ai të jetë në maksimumin e tij. Prova është nga dy ndeshjet e para”, shtoi më tej trajneri francez.

Me dygolëshin e sotëm, ylli francez shkon në kuotën e shtatë golave në Kampionatin Botëror./Lajmi.net/