Deri në tri orë e gjysmë pritje për të dal nga Kosova në Merdare

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur të festojnë festat e fundvitit në Kosovë, kanë përfunduar pushimet dhe po largohen nga Kosova. Kjo po vërehet edhe tek kolonat e gjata të cilat janë krijuar nëpër pika kufitare për dalje nga Kosova, shkruan lajmi.net. Deri në tri orë e gjysmë po presin ata në pikën kufitare në Merdare,…

Lajme

06/01/2025 12:53

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur të festojnë festat e fundvitit në Kosovë, kanë përfunduar pushimet dhe po largohen nga Kosova.

Kjo po vërehet edhe tek kolonat e gjata të cilat janë krijuar nëpër pika kufitare për dalje nga Kosova, shkruan lajmi.net.

Deri në tri orë e gjysmë po presin ata në pikën kufitare në Merdare, deri në një orë po presin në pikën kufitare Dheu i Bardhë ndërsa në Jarinje 20 deri në 30 minuta.

Nëpër pikat e tjera kufitare, pritjet janë deri në 5 minuta. /Lajmi.net/