Deri në 14 votuan rreth 14 për qind e serbëve të Kosovës

Është shtuar intensiteti i votuesve serbë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme të Serbisë. Deri në orën 14 kanë votuar rreth 15 mijë nga 107.958 qytetarë serbë të Kosovës që kanë të drejtë vote. Qendrat e Grumbullimit të votave do të jenë të hapura deri në orën 20.

Lajme

16/03/2014 14:36

Zëdhënësi i Misionit të OSBE’së në Kosovë, Nikola Gaon, ka thënë se deri në orën 14 në Kosovë kanë votuar 15.094 votues serbë, ndërsa 6 mijë prej tyre kanë votuar në komunat veriore.

Deri në këtë kohë, sipas Gaon, nuk është regjistruar asnjë incident në procesin e Zgjedhjeve Parlamentare të Serbisë që po organizohen në Kosovë.

Të drejtë vote nga serbët e Kosovës për këto zgjedhje kanë 107.958 votues.

Këto Qendra të Grumbullimit të votave do të jenë të hapura deri në orën 20.