Dembele në radarin e Juventusit

Gjiganti italian ka shprehur interesim për Ousmane Dembele.

Sport

09/09/2021 21:23

Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Calcio Mercato’, futbollisti ka rënë në radarin e Juventusit që po kërkojnë përforcime në repartin e sulmit.

‘Bianconerët’, e dëshirojnë në ekip yllin francez dhe po përgatiten ti ofrojnë atij një para-kontratë në Janar, në mënyrë që t’iu bashkohet ayre në verën e ardhshme si futbollistë i lirë.

Megjithatë, ‘Blaugranët’ nuk duan të heqin dorë nga sulmuesi dhe tashmë i kanë bërë propozimin e tyre për rinovimin e kontratës.

24-vjeçari, nuk ka kaluar periudhë edhe aq të mirë sezoneve të fundit pasi ka pasur probleme të shumta me lëndime. /Lajmi.net/