Dembele kthehet në Barcelonë – synon rikthimin për Napolin
Ousmane Dembele është kthyer në Barcelonë.
Sport
Anësori francez, i cili luan me skuadrën e Barcelonës, është kthyer nga Doha, në qytetin e Barcelonës, përcjell lajmi.net.
Dembele do të vazhdojë procesin e rikuperimit në qytetin e skuadrës së tij, me një synim të qartë.
‘Sport’ shkruan se Dembele po synon rikuperimin në kohë për ndeshjen e fazës nokaut në Ligën e Kampionëve.
Në Ligën e Kampionëve, Barca do të përballet me skuadrën italiane, Napoli. /Lajmi.net/