Demba Ba: E shfrytëzova rastin

Sulmuesi i Chelseas, Demba Ba është shprehur shumë i lumtur që goli i tij e udhëhoqi ekipin drejt fitores 2:0 ndaj Paris Saint-Germain dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Gjiganti londinez humbi duelin e parë me rezultat 3:1, por arriti që të gjej fitoren me rezultatin e nevojshëm duke vazhduar garën. “Gjithçka ndodhi…

Sport

08/04/2014 22:00

Sulmuesi i Chelseas, Demba Ba është shprehur shumë i lumtur që goli i tij e udhëhoqi ekipin drejt fitores 2:0 ndaj Paris Saint-Germain dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti londinez humbi duelin e parë me rezultat 3:1, por arriti që të gjej fitoren me rezultatin e nevojshëm duke vazhduar garën.

“Gjithçka ndodhi shpejt, isha në tokë, shikova dhe e pash topin në rrjet. Ishte një gëzim i madh për të gjithë ne. Bëj atë që mundem sa herë më ofrohet rasti”, deklaroi Ba.

“Nuk kam pasur shumë raste këtë sezon por jam i lumtur që e shfrytëzova sonte”.