Kongresistët amerikanë në Preshevë, takojnë Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kongresistët amerikanë kanë mbërritur në Luginën e Preshevës. Takimin e parë e kanë zhvilluar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, me deputetin Shaip Kamberi, kryetarin e KKSH-se Enkel Rexhepi dhe nënkryetarin e komunës, Ragmi Mustafen. Çështja e diskriminimit të shqiptarëve nga Serbia është diskutuar edhe në Kongresin Amerikan. Shqiptarët atje ankohen për diskrimin në punësim e pasivizim…

Lajme

26/05/2026 11:56

Kongresistët amerikanë kanë mbërritur në Luginën e Preshevës.

Takimin e parë e kanë zhvilluar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, me deputetin Shaip Kamberi, kryetarin e KKSH-se Enkel Rexhepi dhe nënkryetarin e komunës, Ragmi Mustafen.

Çështja e diskriminimit të shqiptarëve nga Serbia është diskutuar edhe në Kongresin Amerikan.

Shqiptarët atje ankohen për diskrimin në punësim e pasivizim të adresave.

Serbia ka bllokuar edhe fondet e Qeverisë së Kosovës të ndara për Luginë e Preshevës

Pas përfundimit të vizitës në Luginë të Preshevës kongresitët amerikanë të martëm do të jenë edhe në Kosovë./Lajmi.net/