Deliu-Kodra kritikon Vetëvendosjen: Mungesa e seriozitetit po e mban Kuvendin të bllokuar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka thënë se mungesa e deputetëve të kësaj partie në seancën e sontme tregon qartë mungesën e vullnetit për zgjidhjen e krizës politike. “Nëse partia më…

Lajme

05/07/2025 23:29

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se mungesa e deputetëve të kësaj partie në seancën e sontme tregon qartë mungesën e vullnetit për zgjidhjen e krizës politike.

“Nëse partia më e madhe në Kuvend do ta merrte me të vërtetë seriozisht zgjedhjen e kryetarit dhe daljen nga ngërçi politik, sot do ta dëshmonte me veprime, jo me fjalë. Por prania e mbi dhjetë deputetëve më pak në sallë tregon të kundërtën,” ka shkruar Deliu-Kodra, transmeton lajmi.net

Ajo shton se 39 votat “pro” në votimin për kryetar të Kuvendit janë tregues i qartë i, siç thotë ajo, “mungesës së organizimit, mungesës së vullnetit dhe sidomos mungesës së përgjegjësisë” nga Vetëvendosje.

“Mungesa e seriozitetit nga ata që pretendojnë të udhëheqin është pengesa më e madhe për funksionalizimin e Kuvendit,” përfundon reagimin e saj deputetja e PDK-së./lajmi.net/