Del në treg Sony Xperia XA1 (Video)
Kompania Sony ka sjellë në treg modelin e ri të smartfonit të quajtur XA1, i cili për momentin mund të blihet vetëm në Kanada.

Auto & Tek
Ky smartfon aktualisht punon me operatorin mobil Videotron dhe vjen në disa oferta të ndryshme, ndërsa çmimi i tij fillon nga 319.95 dollarë.
Xperia XA1 ka ekran HD prej 5 inç, me rezolucione prej 1280×720 pikselë. Pajisja vjen me procesorin octa-core, RAM memorie prej 3GB dhe hapësirën ruajtëse prej 32GB.
Ky smartfon gjithashtu posedon kamerën para prej 8MP dhe kamerën kryesore Sony Exmor RS, me 23MP.
