Deklaratat e vëllait, reagon Osimhen: Askush nuk është zëdhënësi im

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, ka reaguar ndaj deklaratave të vëllait të tij dhe mediave italiane.

Sport

19/02/2021 20:01

Vëllai i Osimhen, Andrew, kishte kritikuar klubin e Napolit, duke thënë se ata duhet të luajnë më shumë si ekip dhe ti përshtaten Osimenit.

Osimhen ka reaguar në rrjetin e tij social, Instagram, ku ka thënë se kur dikush deklaron diçka nuk do të thotë që me atë deklarim pajtohet dhe ai.

“Dua ta bëj të qartë që pyetet për një opinion të një njeriu të afërt me mua nuk është njejt sikur të më pyesni direkt mua”, tha ai.

“Unë e dua Napolin, klubin, trajnerin dhe bashkëlojtarët. Veçanërisht i dua bashkëlojtarët e mi dhe shpresoj të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të ndihmojmë skuadrën edhe më shumë”, tha Osimhen.

“Ky është qëndrimi im zyrtar, dhe ju kërkoj ta respektoni atë, askush nuk është zëdhënësi im ose diçka e tillë”, përfundoi Victor Osimhen./Lajmi.net/