Deklarata interesante e Carvajal rreth kalimit të mundshëm të Neymar te Reali këtë verë

Dani Carvajal thotë se ai ishte skeptik në lidhje me shanset e Real Madridit për të transferuar Neymar në dritaren e transferimit të verës dhe i kërkoi ekipit të tij të mos shqetësohej për sulmuesin brazilian apo Paul Pogban.

Sport

04/09/2019 08:45

Neymar ishte i dëshpëruar për të lënë Paris Saint-Germain gjatë verës dhe ishte lidhur shumë me një transferim në Madrid, ndërsa Barcelona gjithashtu ishte përpjekur të nënshkruante me të.

Ndërkohë, Pogba kishte qenë një nga objektivat e tyre primar pasi mesfushori po kërkonte një largim nga Manchester United, por shpresat e tyre për transferimim e tij u thyen pasi afati kalimtar në Angli u mbyll më 8 gusht dhe ‘Djajtë e Kuq’ nuk nëshkruan me një zëvendësim për të, transmeton lajmi.net.

“Ju e keni parë që në gazeta ai [Neymar] një ditë shkoi te Barca, një ditë tjetër ai erdhi te ne, një ditë tjetër ai qëndroi”, tha ai për El Partidazo de COPE.

“Ne i pyetëm brazilianët dhe ata na thanë që ai nuk e di. Unë kam qenë në dyshim. Ai është një nga pesë lojtarët më të mirë ose tre. Një lojtar i tillë është i mirëpritur në çdo ekip”.

Ai shtoi: “Pogba gjithashtu dukej mirë. Data e afatit kalimtar mbyllet ndryshe në vende të tjera dhe në fund ai nuk erdhi”.

“Ne jemi ata që jemi dhe nuk mund të mendojmë për dikë që nuk është me ne”, përfundoi spanjolli. /Lajmi.net/