Deklarata e De Biasit pas barazimit

Gianni de Biasi nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës kundër Gjeorgjisë

Sport

16/11/2015 22:25

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi tha se ishte shumë e vështirë për të përgatitur skuadrën pas festës në Kosovë dhe Shqipëri.

“Ishte ndeshje e çuditshme, ishte e vështirë për te përgatitur skuadrën pas festes ne Kosovë dhe ne Shqipëri. E rëndësishme ishte që në fund e rikuperuam rezultatin. Por, Ky ekip nuk mund të luajë pa forcën dhe energjinë e treguar gjatë eliminatoreve, pasi kjo na mungoi sot”, tha De Biasi për SuperSport.

De Biasi po ashtu tha se ëshët mirë që morën këtë rezultat në këtë ndeshje, pasi mund të jenë të vëmendshëm për punën që duhet të bëjnë.

“Do te kalojnë 4 muaj që do të takohemi sërish, u thash lojtarëve që duhen të jenë të koncentruar dhe të japin maksimumin siç kemi bërë gjatë tërë këtyre kualifikimeve. Është një rezultat që vjen në momentin e duhur dhe ky rezultat na ndërgjegjëson për ndeshjet e ardhshme”, tha në fund ai, transmeton Expres.

Shqipëria barazoi 2-2 me Gjeorgjinë në miqësoren e zhvilluar në ‘Qemal Stafa’