Deçan: Vjedhi në një qendër tregtar, iu gjet pistoletë e pastaj bashkë me vëllain kanosën verbalisht zyrtarët policorë – Arrestohen të dy
Një person i armatosur dyshohet se ka kryer një vjedhje në një qendër tregtare në Deçan. Policia e Kosovës ka arrestuar atë dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, si dhe gjatë kësaj kohe ai ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë. Gjatë kontrollit të Policisë në shtëpinë e tij, vëllai i tij…
Lajme
Një person i armatosur dyshohet se ka kryer një vjedhje në një qendër tregtare në Deçan.
Policia e Kosovës ka arrestuar atë dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, si dhe gjatë kësaj kohe ai ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë.
Gjatë kontrollit të Policisë në shtëpinë e tij, vëllai i tij ka kanosur gjithashtu verbalisht tre zyrtarët policorë prandaj edhe është arrestuar, shkruan lajmi.net.
Dy vëllezërit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Luan Haradinaj, Deçan / 29.12.2024-18:35. Dyshohet se në një qendër tregtare është kryer një vjedhje nga një person i dyshuar i armatosur. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë ndërkohë i njëjti i ka kanosur verbalisht tre zyrtarët policor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është arrestuar vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ishin në bastisje. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit-vëllezër janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/