Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ky është rendi i ditës
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër mbledhje. Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për shqyrtim dhjetë pika, të cilat përfshijnë projektligje, propozim-vendime dhe kërkesa të ndryshme të institucioneve publike. Ndër çështjet që do të shqyrtohen janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë,…
Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër mbledhje. Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për shqyrtim dhjetë pika, të cilat përfshijnë projektligje, propozim-vendime dhe kërkesa të ndryshme të institucioneve publike.
Ndër çështjet që do të shqyrtohen janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, si dhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028.
Po ashtu, ministrat do të shqyrtojnë ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe propozim-vendimet për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.
