Policia jep detaje nga aksioni në Fushë Kosovë: U arrestua një serb që kërcënoi një qytetar dhe një tjetër që i pengoi gjatë arrestimit
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin që ka zhvilluar në Fushë Kosovë. Ata kanë thënë se kanë marrë informacion se një person i dyshuar serb ka kërcënuar me armë një qytetar. Ata kanë identifikuar personin e dyshuar, që nuk iu ishte bindur urdhrave policorë për ndalim dhe dorëzim dhe ka hyrë…
Lajme
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin që ka zhvilluar në Fushë Kosovë.
Ata kanë thënë se kanë marrë informacion se një person i dyshuar serb ka kërcënuar me armë një qytetar.
Ata kanë identifikuar personin e dyshuar, që nuk iu ishte bindur urdhrave policorë për ndalim dhe dorëzim dhe ka hyrë brenda duke u mbyllur në banesën e tij,
“Policia e Kosovës, ka siguruar vendin duke vënë perimetrin e sigurisë rreth zonës së banimit të personit të dyshuar, me të cilin në forma të ndryshme ka komunikuar dhe ka kërkuar që të dorëzohet në formë të sigurt dhe pa pasoja, mirëpo i njejti ka rezistuar dhe nuk iu është bindur urdhrave zyrtar policorë. Zyrtarët policorë, përfshirë ata të njësisë speciale intervenuese, njësisë speciale operative, njësive të rendit publik dhe njësisë K9 , për kohë të tëra, kanë vëzhguar dhe përcjellur veprimet e personit të dyshuar, duke e mbajtur sistuatën nën kontrollë. Edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim të personit të dyshuar, i njejti nuk është dorëzuar, dhe më pas njësitë janë detyruar që me forcë, me mjete të forta, të hapin derën dhe të futen brenda në banesë”, ka njoftuar Policia.
Ata kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar që dyshohet se ka kryer kanosjen, si dhe një person tjetër mashkull kosovar i cili ka qenë brenda në shtëpi dhe ka penguar zyrtarët policorë.
“Vlen të potencohet se në rast kanë marrë pjesë edhe institucione tjera, si njësiti i zjarrfiksëve, ambulancave etj, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, përderisa ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke vazhduar nga njësit relevante policore. Policia e Kosovës është profesionale dhe varësisht nga rrethanat dhe niveli i rrezikshmërisë angazhon njësitë e saja policore, për tu dalë në ndihmë qytetarëve dhe për të sjellur para organeve të drejtësisë personat e dyshuar. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe duartrokitjet e tyre ndaj policisë, pas përfundimit me sukses të këtij operacioni. Të gjitha veprimet e mëtejme janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: