De Zerbi: Ne luajmë në Europa League, Chelsea jo… Caicedo qëndron me ne

Trajneri i Brightonit, De Zerbi ka dhënë një intervistë para ndeshjes miqësore, parasezonale kundër Chelseat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. De Zerbi foli për interesimin e Bluve të Londrës për Moises Caicedo dhe tha se futbollisti nga Kolumbia është pjesë e Brightonit, shkruan Lajmi.net Trajneri italian gjithashtu ironizoi me faktin që Chelsea nuk do…

Sport

22/07/2023 16:11

Trajneri i Brightonit, De Zerbi ka dhënë një intervistë para ndeshjes miqësore, parasezonale kundër Chelseat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

De Zerbi foli për interesimin e Bluve të Londrës për Moises Caicedo dhe tha se futbollisti nga Kolumbia është pjesë e Brightonit, shkruan Lajmi.net

Trajneri italian gjithashtu ironizoi me faktin që Chelsea nuk do të luaj në garat e UEFA-s sezonin e ri 2023/24.

“Caicedo është me ne, derisa pronarët të ndryshojnë mendimin. Nuk e di çfarë ndodh në të ardhmen. Por nëse Caicedo largohet, neve na duhet të gjejmë një zëvendësues ideal. Ne duhet ta zëvendësojmë atë me një lojtar të mirë, sepse ne luajmë në Europa League sezonin e ri, kurse Chelsea jo”, ka thënë De Zerbi.

Kujtojmë që miqësorja mes Chelseat dhe Brightonit zhvillohet të dielën nga ora 1:00 (orën tonë lokale)./Lajmi.net/