Rama u sulmua nga medium italian: Meloni qëndron në krah me Shqipërinë

Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni ka reaguar për akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me emisionin “Report” të Rai3. Ajo u shpreh se kryeministri Rama është sulmuar pasi ndihmoi Italinë.  ‘Rama u lincua sepse ndihmoi Italinë”, tha Meloni. “Për emigrantët “bëmë marrëveshje me Edi Ramën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që…

Lajme

28/04/2024 14:29

Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni ka reaguar për akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me emisionin “Report” të Rai3.

Ajo u shpreh se kryeministri Rama është sulmuar pasi ndihmoi Italinë.  ‘Rama u lincua sepse ndihmoi Italinë”, tha Meloni.

“Për emigrantët “bëmë marrëveshje me Edi Ramën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falënderonin se kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, por zgjodhën ta linçonin. Organizuan një dokumentar për Shqipërinë në të cilin e portretizonin si një narko-shtet. Solidaritet me Ramën, Tiranën dhe gjithë popullin shqiptar”, tha më tej Meloni.

Këto deklarata kryeministrja italiane, këto deklarata i mbajti gjatë fjalimit të saj të zhvilluar në Piazza I Maggio në Pescara, në konferencën programore të partisë “Fratelli d’Italia”.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj Meloni shpalli kandidaturën për zgjedhjet evropiane.

“Italia është bërë sërish protagoniste në Perëndim, në Evropë, në Mesdhe pas viteve të servilizmit të një të majte të caktuar, pas viteve të rreth-botizmit të 5 Yjeve. Është rikthyer Italia e cila respekton angazhimet e saj ndërkombëtare, e cila shikohet me respekt sepse ka guximin të marrë vendime të drejta edhe kur ato vendime mund të jenë jopopullore, u shpreh më tej Meloni./abcnews