De Rossi bëhet me skuadër të re

Daniele de Rossi është pranë finalizimit të një marrëveshje transferimi në MLS, te skuadra Los Angeles FC.

Sport

11/06/2019 17:57

Legjenda e futbollit italian është larguar nga Roma këtë verë, pas një qëndrimi prej 18 vitesh.

E ardhmja e De Rossit, mbetet në fushat e blerta, me mesfushorin që është pranë arritjes së marrëveshjes me skuadrën nga MLS, Los Angeles FC, shkruan ESPN, përcjell ‘lajmi.net’.

35 vjeçari ka qenë shtyllë e Romës në dy dekadat e fundit, por drejtuesit e klubit kanë refuzuar t’i ofrojnë kontratë të re, duke i hapur derën e largimit.

Te Los Angeles FC, De Rossi do të ketë për bashkëlojtar ish sulmuesin e Arsenalit, Carlos Vela./Lajmi.net/