De Laurentiis thotë se Napolit i është vjedhur ‘Scudetto’

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka thënë që Napoli nuk e ka fituar ende Scudetto, sepse janë 'vjedhur'.

Sport

06/09/2021 22:11

Në një bisedë për Ottochanel, De Laurentiis ka folur pas miqësores mes “Napolitanëve” dhe Beneventos, transmeton lajmi.net.

“Napoli lindi në vitin 2004 pasi bankrotoi, luajtëm në Evropë për 12 vite, ndoshta nuk ka asnjë skuadër italiane që e ka bërë këtë gjë”.

“Sigurisht, duhet të fitonim Seria A, por nuk është e mjaftueshme që të kemi skuadër të fortë. Duhet t’i largohesh incidenteve dhe ndonjëherë dikush e vjedhë atë që të përket ty”.

Napoli më së afërmi për të fituar Seria A ishte në sezonin 2017-18 nën urdhrat e Sarrit ku mblodhën 91 pikë, por përfunduan katër pikë prapa kampionit Juventusit./Lajmi.net/