De Gea bëhet lojtari i parë i Man United që “thyen heshtjen” pas turpërimit nga Liverpooli

David de Gea ka “thyer heshtjen” e tij dhe ka dërguar një mesazh për tifozët e Manchester United, pasi pësoi shtatë herë në humbjen 7:0 nga Liverpooli të dielën në Premierligë. Asnjë prej futbollistëve të Man United nuk reagoi me asnjë fjalë rreth kësaj sfide, për dallim nga portierit spanjoll. “E di që këto mesazhe…

Sport

06/03/2023 10:12

David de Gea ka “thyer heshtjen” e tij dhe ka dërguar një mesazh për tifozët e Manchester United, pasi pësoi shtatë herë në humbjen 7:0 nga Liverpooli të dielën në Premierligë.

Asnjë prej futbollistëve të Man United nuk reagoi me asnjë fjalë rreth kësaj sfide, për dallim nga portierit spanjoll.

“E di që këto mesazhe nuk janë mirë në një ditë të tillë. Ky ishte një moment katastrofik për ne dhe këto rezultate nuk duhet të ndodhin, veçanërisht me udhëtimin në të cilin jemi të gjithë”.

“Ne kemi një detyrë ndaj këtij klubi, një përgjegjësi për të përfaqësuar simbolin, por ne kemi shumë mundësi për të parë përpara, shumë ndeshje vijnë shpejt dhe ne duhet të mbyllim fokusin tonë në këto”, shkoi David de Gea në llogarinë e tij në Tëitter.


Pas ndeshjes nga Man United foli vetëm trajneri, Erik ten Hag.

Trajneri holandez “shpërtheu” ndaj futbollistëve të tij duke thënë se ajo çfarë ndodhi në fushë ishte joprofesionale nga ta.

“Ju mund të humbni një lojë, por jo në këtë mënyrë. Gjithashtu, pjesa e dytë është joprofesionale e që nuk është Manchester United”.

“Nuk mund të ndodhë, duhet të flasim për këtë. Pashë 11 individë që humbën kokën. Ky nuk ishte Manchester United”, tha trajneri holandez, Erik ten Hag pas ndeshjes.

Liverpooli me këtë fitore ngritet në vendin e pestë me 42 pikë. Manchester United mbetet i treti me 49 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/