De Bruyne – lojtari më produktiv në Premierligë
Kevin De Bruyne po vazhdon shkëlqimin e tij me fanellën e Manchester City.
Sport
Ylli belg i ‘Citizens’, De Bruyne, kishte rrol të rëndësishëm edhe në fitoren e sotme të kampionëve në fuqi, kundër skuadrës së Aston Villa.
De Bruyne shënoi golin e dytë të skuadrës së tij, nga tre golat sa u shënuan në total, për tu kthyer në lojtarin më produktiv në kampionatin anglez.
Me tetë asistime dhe tri gola të shënuara, KDB është lojtari që është përfshirë në më së shumti gola në Premierligë, përcjell lajmi.net.
Goli i mesfushorit u shqyrtua gjatë, pasi dyshohej se kontaktin e fundit e pati David Silva, por në fund goli u shënua për De Bruyne. /Lajmi.net/