David Villa thur lëvdata për Raheem Sterling: Është lojtar i shkëlqyer
Legjenda spanjolle e futbollit, David Villa, nuk ka kursyer komentet pozitive për Raheem Sterling.
Sport
Ylli i Manchester City, Sterling, po kalon në një formë të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit, duke filluar tashmë të konsiderohet në top treshen e më të mirëve.
Komente për reprezentuesin anglez ka dhënë edhe David Villa, i cili nuk ka kursyer lëvdatat.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer, me kualitete që vështirë i gjen tek të tjerët. Ai është i shpejtë, i mirë në situatat një për një, dhe shënon shumë gola” ka thënë Villa, transmeton lajmi.net.
“Ai po përmirësohet vit pas viti, gjë që është e rëndësishme për lojtarët e futbollit. Kur je 18, 19, 20 vjeç, duke luajtur në nivelet më të larta, gjëja më e rëndësishme është të bëhesh çdo herë më i mirë” ka thënë tutje legjenda spanjolle, për ‘Mirror’.
“Është e rëndësishme të rritesh si lojtar. Raheem e ka bërë këtë çdo vit. Ai është lojtar më i mirë ditë pas dite, vit pas viti, dhe është akoma i ri” shtoi ish anëtari i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës.
Sterling është një nga lojtarët kryesorë si tek Manchester City, ashtu edhe tek Kombëtarja e Anglisë – për të mos thënë më i rëndësishmi. /Lajmi.net/