Daut Haradinaj kritikon ashpër deklaratën e Konjufcës në OKB: Marre Glauk, bota po na sheh sikur ne kemi vra e pre popuj
Daut Haradinaj ka reaguar ashpër, pas fjalimit të ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në një postim në Facebook, Haradinaj u shpreh se është poshtërim për Kosovën të mos thuhet asgjë për të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen e popullit tonë. “Marre, Glauk! Kurrë s’kemi me u ndalë deri te…
Lajme
Daut Haradinaj ka reaguar ashpër, pas fjalimit të ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Në një postim në Facebook, Haradinaj u shpreh se është poshtërim për Kosovën të mos thuhet asgjë për të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen e popullit tonë.
“Marre, Glauk! Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë!” ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri.
Marre, Glauk!
Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë!
PDK, a jeni kund…?