“LDK vetëm e LDK-së” – Abdixhiku ia “shuan” shpresat Përparim Ramës për të udhëhequr partinë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar tërthorazi pasi kryetari i Komunës së Prishtinës, ka shprehur ambicien për të qenë kryetar i LDK-së. Ai ka bërë një postim në Facebook, ku ka shkruar se LDK i takon vetëm LDK-së. “LDK vetëm e LDK-së!”, ka shkruar Abdixhiku. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se është…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar tërthorazi pasi kryetari i Komunës së Prishtinës, ka shprehur ambicien për të qenë kryetar i LDK-së.
Ai ka bërë një postim në Facebook, ku ka shkruar se LDK i takon vetëm LDK-së.
“LDK vetëm e LDK-së!”, ka shkruar Abdixhiku.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se është i gatshëm ta marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rama tha se është i gatshëm për këtë angazhim, duke theksuar se ka pasur biseda për ketë çështje si me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, si dhe me anëtarë të tjerë të partisë.
“Unë i kam ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas 12 viteve, LDK është e para në kryeqytet, dhe e kam ofruar, po them, ndihmën time gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj me e ofru këtë ndihmë. Normal që jam i interesuar me i ndihmu Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me nxjerr prej aty ku është. Si gjithmonë, kam qenë aty për ta, jam aty për ta, do të jem aty për ta”- u shpreh Rama në Klan Kosova.
Megjithatë, ai tha se ende nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e brendshme të LDK-së.
“Ende nuk e kam marrë vendimin, do të ketë diskutime, por besoj që po”- u shpreh ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: