Dasmorët gjuajnë me armë zjarri në Malishevë, policia u shkon te dera
Gjatë një ahengu familjare në fshatin Kërvasari të Malishevës dje, raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informatën policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar dy pistoleta dhe gjashtë fishekë, transmeton lajmi.net. Rasti shkon në procedurë të rregullt, sipas njoftimit. “Raportohet se gjatë një ahengu familjar ka…
Lajme
Gjatë një ahengu familjare në fshatin Kërvasari të Malishevës dje, raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Me të marrë informatën policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar dy pistoleta dhe gjashtë fishekë, transmeton lajmi.net.
Rasti shkon në procedurë të rregullt, sipas njoftimit.
“Raportohet se gjatë një ahengu familjar ka pasur të shtëna në ajër. Njësia policore i është përgjigjur rastit ku gjatë kontrollit të shtëpisë- pronë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe gjashtë fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.