DASH nuk publikon fotografitë e liderëve kosovarë gjatë dhurimit të vaksinave
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar në ueb faqen e vetë zyrtare në Twitter donacionin e vaksinave që ia dhuroi sot Kosovës.
Lajme
Rendomë SHBA publikon në Twitter të gjitha donacionet e vaksinave që po i bëhen shteteve në ndihmesë. Por, ajo që bije në sy është se në publikimin e fundit të lajmit për Kosovën nuk janë postuar fotografitë e udhëheqësve të shtetit, të kryeministrit Albin Kurti, apo presidentes Vjosa Osmani, të cilët morën pjesë në pranimin e vaksinave, shkruan lajmi.net.
Në publikimin e DASH nuk mungojnë edhe fotografitë e liderëve të shteteve tjera, vendet të të cilëve u është dhënë donacioni.
Në Kosovë të premten arriti kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një postimi në Twitter tha se zotimi i presidentit amerikan, Joe Biden për të ndihmuar partnerët në luftën kundër pandemisë, u jetësua me dërgimin e kontingjentit të parë në Kosovë.
“Sot, populli amerikan mundësoi dërgimin në Kosovë të kontingjentit të parë prej 500 mijë vaksinash në total, të kompanisë Pfizer, që janë të sigurta dhe efektive. Ky është donacioni më i madh që i është bërë Kosovës nga ndonjë shtet”, tha DASH, derisa ne lajm u publikua veten fotografia e ambasadorit amerikan në Kosovë dhe një tjetër me doza të vaksinës.
Ky kontingjent prej 35.100 dozash të vaksinës kundër koronavirusit, është në kuadër të donacionit prej mbi 500.000 vaksinave që SHBA-ja do të dhurojë për Kosovën, përmes programit COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për shtetet e varfra /Lajmi.net/
