Dani Alves nuk ka garancion për vazhdimin e kontratës me Barcelonën

Nuk dihet akoma nëse Barcelona do t’i ofrojë kontratë të re mbrojtësit brazilian, Dani Alves.

Sport

24/05/2022 11:02

Alves u transferua te Barcelona për të ndihmuar projektin e Xavi Hernandez me përvojën e tij.

Plani i tij është që të qëndrojë te Barcelona deri në Kupën e Botës, në mënyrë që të ketë një ftesë te Brazili. Por, kjo kontratë nuk është e sigurt, ndonëse raportohej se puna është e kryer.

“Nuk e di nëse do të jetë ndeshja ime e fundit. Unë jeton në të tashmen, nuk mendoj për të ardhmen”, ka thënë Alves, transmeton lajmi.net.

“Dëshira ime është të vazhdoj sepse mund të ndihmoj klubin, por nuk varet nga unë. Unë kam aspirata për të vazhduar luftën”, shtoi ai.

Alves nuk e ka fshehur dëshirën që të grumbullohet për një Kupë të Botës të fundit, që për të do të ishte në Katar 2022.

Gjasat janë të mëdha që Barcelona t’i ofrojë atij një kontratë të vlefshme deri në janar. /Lajmi.net/