Dalin në shitje copëzat e barit nga stadiumi i Udineses, tifozët e Napolit befasojnë me çmimet
Skuadra e Napolit mbrëmë arriti një barazim 1 me 1 ndaj Udineses që mjaftoi për t’u shpallur kampion i ri i Serie A në sezonin 2022/23. Pas përfundimit të ndeshjes, shumë tifozë u futën në fushën e “Dacia” për të festuar me lojtarët e Napolit, shkruan Lajmi.net Ajo që ra në sytë e shumë njerëzve…
Sport
Skuadra e Napolit mbrëmë arriti një barazim 1 me 1 ndaj Udineses që mjaftoi për t’u shpallur kampion i ri i Serie A në sezonin 2022/23.
Pas përfundimit të ndeshjes, shumë tifozë u futën në fushën e “Dacia” për të festuar me lojtarët e Napolit, shkruan Lajmi.net
Ajo që ra në sytë e shumë njerëzve ishte momenti kur tifozët prenë copëza të barit dhe futën në qese, për t’i mbajtur kujtim.
Por, këto copëza të barit tashmë janë vendosur në shitje. Tifozi që mblodhi me qese barin, tashmë e shet një cop për 100 euro. Kurse totali kushton plotë 700 euro. Pra ai bari ka histori në vete, sepse Napoli festoi titullin e tretë në histori të klubit pas 33 viteve./Lajmi.net/