Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë

Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) ka njoftuar se sot (e enjte) kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese mes kombëtares së Zvicrës dhe Kosovës. Ndeshja midis këtyre dy kombëtareve zhvilohet më 5 shtator, në orën 20:45 në stadiumin St. Jakob-Park në Bazel. Biletat për ndeshjen kundër Kosovës janë në dispozicion ekskluzivisht online në…

Sport

31/07/2025 16:56

Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) ka njoftuar se sot (e enjte) kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese mes kombëtares së Zvicrës dhe Kosovës.

Ndeshja midis këtyre dy kombëtareve zhvilohet më 5 shtator, në orën 20:45 në stadiumin St. Jakob-Park në Bazel.

Biletat për ndeshjen kundër Kosovës janë në dispozicion ekskluzivisht online në faqen www.ticketmaster.ch nga ora 14:00 e ditës së sotme (e enjte), 31 korrik./Lajmi.net/