Dafina Zeqiri ndryshon lokacionin e koncertit “Supernova” për shkak të zgjedhjeve

Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat se koncerti i shumëpritur “Supernova” do të mbahet në një lokacion të ri. Për arsye institucionale, që nuk varen nga organizatorët, salla “1 Tetori” do të përdoret nga autoritetet dhe KQZ për procesin zgjedhor në datat kur ishte planifikuar të zhvillohej eventi. Si rezultat, në bashkëpunim me institucionet kompetente, koncerti…

ShowBiz

09/12/2025 16:31

Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat se koncerti i shumëpritur “Supernova” do të mbahet në një lokacion të ri. Për arsye institucionale, që nuk varen nga organizatorët, salla “1 Tetori” do të përdoret nga autoritetet dhe KQZ për procesin zgjedhor në datat kur ishte planifikuar të zhvillohej eventi.

Si rezultat, në bashkëpunim me institucionet kompetente, koncerti është zhvendosur në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë (Boro Ramiz) në Prishtinë.

Në njoftim theksohet se ky ndryshim ruan të njëjtat data, si dhe cilësinë dhe standardin e lartë të prodhimit të planifikuar, duke garantuar një përvojë edhe më të mirë për publikun.

Organizatorët kanë bërë të ditur se të gjitha biletat mbeten të vlefshme dhe nuk kërkohet asnjë veprim shtesë nga ana e fansave.

Dafina dhe ekipi i saj kanë falënderuar publikun për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke premtuar një mbrëmje spektakolare që nuk do të harrohet.