Curry operohet me sukses – mungon të paktën tre muaj

Stephen Curry ka kryer me sukses intervenimin në dorën e thyer.

Sport

01/11/2019 23:02

Curry ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit të Golden State Warriors, lëndim ky që pritet ta mbajë jashtë parketit për disa kohë.

Fundori amerikan ka pësuar një thyerje në dorë, dhe sot i është nënshtruar një operacioni, të cilin e ka mbyllur me sukses, transmeton lajmi.net.

Pas intervenimit, raportohet se Curry do t’i mungojë skuadrës së tij për së paku tre muaj.

Kujtojmë se nga lëndimi vuan edhe Klay Thompson, i cili nuk është as afër rikuperimit. Golden State do të kalojë në një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit.

Mbetet të shihet cilat do të jenë planet e Steve Kerr. /Lajmi.net/