CT-të e radiologjisë në QKUK, për një muaj pritet të jenë jofunksionale
Pacientët në QKUK detyrohen që fotografimin e thellë radiologjik të CT-së ta bëjnë nëpër spitale private, apo edhe jashtë vendit. Kjo pasi që në QKUK ka kohë që funksionojnë aparaturat për një fotografim të tillë.
Lajme
Para dy javësh Zyra për prokurim e QKUK-së ka porositur kompaninë e kontraktuar për servisim të aparaturave radiologjike “Ledi Med” që të sjellë gypat për dy CT-të e Radiologjisë që janë jashtë funksionit për një respektivisht dy vjet, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, nuk do të jetë kompania “Ledi Med” ajo që do të paguajë shpenzimet e gypave. Zyra e financave e QKUK-së është obliguar që kompanisë së kontraktuar t’i japë para shtesë nga kontrata për sjellje të gypave për CT-të.
Jashtë funksionit këto aparatura do të jenë të paktën edhe një muaj. Derisa në mungesë të shërbimeve në QKUK pacientët janë të detyruar që ekzaminimet t’i kryejnë në institucione private shëndetësore, madje edhe jashtë vendit.
Brenda një dite janë rreth 30 pacientë që kanë nevojë për ekzaminime në CT-në gjashtështresore, ndërkohë që për CT-në 64-shtresore, sipas radiologut Ilir Ahmetgjekaj, numri i pacientëve është i vogël. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore)